MENU
klinika

Rasti i Xhisiela Malokut

‘Xhisiela’/ Rama: Kemi gati përgjigjen për opozitën

02.10.2018 - 21:54

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot një paketë antishpifje pas akuzave të opozitës mbi maxhorancën dhe atë vetë me denoncimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS.

Shefi i qeverisë shkruan në Twitter mbrëmjen e sotme se vajza u mor peng dhe u kthye në mish për topat e kazanit politik e mediatik. Por Rama zbulon një pjesë të planti kur thotë se duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh.

 

 

Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje”, shkruan Rama.