MENU
klinika

Situata post-referendum

Zaev takim të mundshëm me liderin e opozitës, Mickoskin

02.10.2018 - 19:44

Dy subjektet politike konfirmojnë se deri më tani nuk ka asnjë informacion për takim të mundshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-s, Hristijan Micskoski.

Partitë nuk e kanë vendosur ende nëqoftëse takimi do të jetë në nivel liderësh, partiak apo nivel deputetësh. Aktualisht mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ekzistojnë grupe pune të përbashkëta në Kuvend të cilat deri më tani kanë punuar për harmonizimin e ligjeve reformuese.

Ndaj kërkesës së kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare, lideri i opozitës Mickoski iu përgjigj me kërkesa shtesë si: ndërrimin e Prokurorit Publik me propozim të opozitës dhe formimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç liderët u morën vesh në takimin e fundit para referendumit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rreziku i zgjedhjeve të parakohshme

Referendumi/ Zaev kërkon bisedime me opozitën