MENU
klinika

Shkenca

Zbulohet struktura e re e qelizës njerëzore

24.10.2018 - 15:25

Shkencëtarë nga Suedia dhe Britania e Madhe kanë zbuluar strukturën e re të qelizës njerëzore, që është një lloj kompleksi i proteinave.

Në kërkimin e kryer të institutit ”Karolinska” të Suedisë në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbuluar, është një lloj kompleksi i proteinave që qeliza përdor për t’u lidhur me ato që ka përreth.

Ekspertët njoftuan se kompleksi është një strukturë unike molekulare dhe luan rol kyç në ndarjen e qelizave. Struktura e re është quajtur “adhesion complexes”. Detajet janë publikuar në revistën “Nature Cell Biology”.