MENU
klinika

Bojkoti i opozitës

Zgjedhje të parakohshme?/ OSBE: Demokracia në parlament

25.10.2018 - 20:29

Amb i OSBE-së Bernd Borchardt i gjendur në qytetin e Korçës ka folur dhe për reformën zgjedhore si dhe deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha se zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen vitin e ardhshëm bashkë me ato lokale.

I pyetur nëse po shkon sipas pritshmërive reforma zgjedhore, ambasadori Borchardt deklaroi se ky është versioni me i mirë për Shqipërinë.

“Është në dorën e shqiptarëve për të vendosur.

Jemi shumë të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore dhe është gjë shumë e mirë që kemi një bazë me themele për diskutim.

Bernd-Borchardt_konica.al
Bernd-Borchardt_konica.al

Është një baze e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet dhe kjo ka nevojë për një diskutim të gjerë. Më pëlqeu shumë përmirësimi i rregullave të barazisë gjinore. Disa rekomandime teknike nga OSBE-ODIHR nuk janë trajtuar.

Ne vazhdojmë të ngulmojmë që duhen bërë”, tha ambasadori i BE-së.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare si një mundësi e hedhur nga opozita, Borchardt u shpreh se i përket qeverisë dhe parlamentit.

“Këto janë gjëra që i përkasin qeverisë shqiptare dhe parlamentit. Kemi kushtetutë dhe rregullore dhe këto janë gjëra që i vendos kushtetuta”, deklaroi Ambasadori Bernd Borchardt.

Ndërkaq për bojkotin e opozitës në parlament, ambasadori tha se Demokracia duhet në parlament.