MENU
klinika

Udhëheqësi i Dialogut me Serbinë

Zv/kryeministri Limaj: Në Bruksel do të dërgohen 30 kërkesa

13.10.2018 - 21:41

Nga një tubim partiak i partisë NISMA për Kosovën në Prizren, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka dërguar mesazhe kundër negocimit të territorit dhe një qasje të re në dialogun me Serbinë.

Udhëheqësi i dialogut në Bruksel ka thënë se në vend të territorit, në Bruksel do të diskutohet çështja e të pagjeturve dhe do të kërkohet dëmshpërblim lufte nga Serbia.

Zëvendëskryeministri Limaj u shpreh se në dialogun e Brukselit do të shkohet me rreth 30 kërkesa.

Ndërkohë i ka ftuar të gjitha partitë politike parlamentare në vend, të mos shajnë por të marrin përgjegjësi në këtë proces, para se të jetë shumë vonë.

Limaj ka thënë se Kosova kurrë nuk do të pranojë “republikën srpska” të maskuar me petkun e asociacionit me kompetenca ekzekutive shtesë.

Nga Prizreni zëvendëskryeministri Limaj tha se deri në fund të muajit nëntor, Kosova do të ketë ushtrinë sipas ligjit të transformimit të FSK-së.

Anëtarësimi në Interpol dhe liberalizmi i vizave, sipas Limajt, janë dy prioritete të tjera që qeveria pret të ndodhin së shpejti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Limaj do drejtojë ekipin negociues

Bisedimet me Serbinë/ Thaçi pro emërimit të ri