MENU
klinika

"Ditë të rënda po vijnë"

Shqiprim Arifi kritikon kryetarin e ri: Ka ndaluar projektin e Tiranës!

02.05.2024 - 19:11

Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar kryetarin e ri, Ragmi Mustafa.

Arifi shprehet se Beogradi ka ndaluar projektin e Tiranës, me anë të kryetarit të zarfit të Vuçiç, që ka të bëjë më punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.

Në fund ai paralajmëron se ditë të rënda janë duke ardhur.

Postimi i plotë:

Beogradi ndalon projektin e Tiranës

Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.

Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!

Ditë të rënda po vijnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN