MENU
klinika

Strategjitë kundër terrorizmit

Zyrtari amerikan në Shqipëri për sigurinë kufitare

16.10.2018 - 15:29

Vizita zyrtare në Ballkan e koordinatorit të SHBA-së për Kundërterorrizmin, do të vijojë deri më 20 tetor.

Më tej ai do të vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën, të gjitha vendet që kanë hasur probleme me radikalizmin islamik.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet:

“Ai do të angazhohet në diskutimet dypalëshe me homologët e tij mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, luftën kundër terrorizmit, ndjekjen penale të terroristëve dhe sigurinë kufitare.”

Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2017, të publikuara muajin e kaluar, thanë se vendet e Ballkanit bashkëpunojnë mirë me partnerët ndërkombëtarë kundër terrorizmit, por përballen me mungesë të burimeve dhe probleme bashkëpunimi midis institucioneve.

sales-strategjite kunder terrorizmit-konica.al
sales-strategjite kunder terrorizmit-konica.al

Më tej në raportin e Departamentit të Shtetit, thuhet se ideologjitë ekstremiste dhe grupet nacionaliste rajonale mbeten burime të mundshme të terrorizmit në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe pse vendi mbetet një partner bashkëpunues kundër terrorizmit dhe vazhdoi të rrisë kapacitetin e tij kundër terrorizmit në vitin 2017.

Gjithsej 260 qytetarë boshnjakë shkuan të luftonin në Siri dhe Irak, dhe 80 prej tyre janë rikthyer në Bosnje. Vlerësohet se rreth 60 boshnjakë janë ende në këto vende, megjithëse shumica e tyre u vranë në konflikte, sipas të dhënave të marra nga BIRN.

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dhënë 14 vendime për rekrutim të terrorizmit, luftim jashtë vendit dhe përpjekje për të shkuar në luftën në Siri.

Njëzet e tre vetë janë dënuar me një total prej 44 vjet e pesë muaj burg. Dy nga këta 23 u dënuan për posedim armësh.

Rasti më i fundit që do të gjykohej në vend ishte më 8 tetor, kur një gjykatë në Banja Luka në Republikën Srpska dënoi një person të quajtur Milan Macura për terrorizëm, duke e i dhënë atij një vit liri me kusht.

Macura u shpall fajtor për planifikimin e sulmit terrorist në Zimzograd, një treg i hapur dimëror në Banja Luka.

sales-strategjite kunder terrorizmit-konica.al
sales-strategjite kunder terrorizmit-konica.al

Prokuroria e Kosovës ka hetuar më shumë se 160 raste në lidhje me luftërat në Siri dhe Irak. Dënimet besohet se kanë ulur numrin e personave që nisen të luftojnë jashtë vendit, por nuk kanë ndalur totalisht transferimin e parave nga Kosova në Shtetin Islamik.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar ose për t’u bashkuar ISIS-it ose Frontit el-Nusrah, rreth 74 prej të cilëve tani janë të vdekur.

Megjithatë, rreth 133 janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në zonat e konfliktit, përfshirë rreth 40 fëmijë të lindur atje nga qytetarë të Kosovës.

Aktakuza e fundit për terrorizëm e ngritur nga prokuroria e Kosovës në fillim të tetorit ishte kundër gjashtë personave të akuzuar për planifikimin e sulmeve kundër kishave ortodokse, ekipit izraelit të futbollit, si dhe sulme të mundshme në Belgjikë dhe Francë.

Prokuroria pretendoi se sulmi i planifikuar ndaj ekipit izraelit të futbollit dhe tifozëve të tij u mbështet financiarisht nga ISIS.

Në vitin 2017, qeveria e Kosovës hartoi strategjinë e saj të tretë kundër terrorizmit dhe planin e veprimit dhe azhurnoi planin e saj të veprimit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

nathan sales-konica.al
nathan sales-konica.al

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, kuadri ligjor i Kosovës është e mjaftueshme për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë vuri në dukje ndërkohë se korrupsioni dhe barrierat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm midis agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët, vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë.

Qeveria shqiptare publikoi një strategji kombëtare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në nëntor të vitit 2015, duke u fokusuar te arsimi, angazhimi me liderët fetarë, mundësitë ekonomike dhe hulumtimi.

Në nëntor 2016, shërbimet e sigurisë shqiptare ndihmuan në parandalimin e sulmeve të dyshuara ë planifikuara ndaj ekipit izraelit të futbollit në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, duke lavdëruar kështu nga SHBA-ja.

John-Brennan-konica.al
John-Brennan-konica.al

Kreu i CI-s në aë kohë, John Brennan tha:

“Bashkëpunimi i policisë shqiptare me agjencitë e tjera brenda dhe jashtë vendit është një shembull që duhet ndjekur.”

Në vitin 2016, qeveria në Tiranë vlerësoi se më shumë se 100 shqiptarë u bashkuan me grupe xhihadiste në Siri dhe Irak.