MENU
klinika

74 vjetori i çlirimit

29 Nëntori/ Meta dhe Rama bashkë në homazhe

29.11.2018 - 10:14

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimeve padyshim ngelet Tirana.

Kjo festë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm ka organizuar një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojnë homazhe në orën 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve”, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në orën 10:30.

rama e meta ne vlore

 

Ndërkohë lideri opozitar, Lulzim Basha dje u nis drejt Italisë, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet sot në Tiranë. Po ashtu është përcaktuar se veteranët do të zhvillojnë homazhe në orën 12:00.

Kujtojmë se debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.

Por, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN