MENU
klinika

Sulme nga qeveria

Bombardime në Siri/ Vriten 8 persona

02.11.2018 - 18:13

Bombardimet nga qeveria siriane në province Idlib, kanë vrarë tetë persona, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Bombardimi i artilerisë shënoi një tjetër shkelje të një armëpushimi të arritur mes Rusisë dhe Turqisë në shtator, që shmangte një ofensive të madhe qeveritare mbi krahinën e kontrolluar nga rebelët e Idlibit.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se tetë vetë u vranë, duke përfshirë pesë civilë.

Idlib ka dëshmuar kohët e fundit luftimet e brendshme midis militantëve të lidhur me al-Kaidën dhe luftëtarëve të opozitës siriane të mbështetur nga Turqia.

Në qytetin verior Raqqa, i cili kontrollohej nga grupi i Shtetit Islamik deri në tetor të vitit të kaluar, personat e armatosur vranë kreun e fisit Bashir Faysal Hweidi në makinën e tij.

IS mori përgjegjësinë për sulmin duke akuzuar Hweidi në një deklaratë për bashkëpunimin me grupin e udhëhequr nga SHBA që pushtoi qytetin nga ekstremistët vitin e kaluar. Hweidi ishte një udhëheqës i lartë i fisit Afadla, një nga më të mëdhenjtë në provincën Raqqa.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth tre milionë persona jetojnë në këto zona dhe beteja e Assadit për të kontrolluar këtë zonë mund të rezultojë me tragjedinë më të keqe në luftën civile shtatëvjeçare.

Vëzhguesi me bazë në Britani ka raportuar vazhdimisht për shkëmbim të sulmeve me armë zjarri në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve, prej kur është arritur marrëveshja, duke thënë se nga ajo kohë në këtë zonë kanë vdekur 18 persona.

Provinca Idlib banohet nga rebelët e grupit, Tahrir al-Sham, bashkëdyzim i grupeve islamiste të kontrolluara nga Al-Kaida deri më 2016.

Konflikti i Sirisë që filloi në mars 2011 ka vrarë rreth 400,000 njerëz dhe rreth pesë milionë refugjatë kanë ikur në vendet fqinje.