Shumica prej nesh e kanë trajtuar gojën me uji të kripur të paktën një herë. Nënat gjithmonë na këshillonin ta bënim këtë për të lehtësuar një dhimbje te fytit. A funksionon në të vërtetë? Edhe në qoftë se nuk ka lehtësim të dukshëm, , ata që e kanë provuar mund të bien dakord që ajo në të vërtetë funksionon .
Shpëlarja me ujë të kripur është një ilaç natyral për trajtimin e dhimbjes së fytit dhe bazohet në procesin kimik të osmozës. Uji i kripur është më i koncentruar sesa lëngu inflamator i shkaktuar nga bakteret.
Uji i kripur tërheq lëngun e tepërt nga indet e përflakura në fyt, duke lehtësuar dhimbjen. Efektshmëria e procedurave të tilla është shumë e lartë, prandaj ato përdoren gjerësisht jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në mjekësinë tradicionale.
1. Pastron fytin
Shpëlarja me ujë të kripur jo vetëm neutralizon acidin, por edhe pastron fytin. Uji i kripur përdoret gjithashtu si lëng që heq bakteret në gojë dhe e pastron atë.
2. Mirëmban pH
Bilanci natyror i pH në gojë është i shqetësuar nga bakteret. Megjithatë, shpëlarja me ujë të kripur ndihmon në ruajtjen e pH-it natyral.
3. Heq kongjestionet hundore
Studimet kanë treguar se përzjerjet e kripura ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga sinusit. Ju mund të bëni shpëlarje deri në katër herë në ditë.
4. Promovon mishrat e shëndetshëm
Studimet kanë treguar se këto pëzjerje kontribuojnë në mishrat e dhëmbëve të shëndetshme: eliminimin e mbetjeve ushqimore dhe mikrobeve të pranishme në gojë pas ngrënies. Uji i kripur zvogëlon dhimbjen në muskujt. Mishrat e kuqe, të fryrë ose të përflakur duhet të pastrohen tërësisht me ujë të kripur të ngrohtë (1/2 – 1 lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë).
5. Përshpejton qarkullimin e gjakut
Përdorimi i ujit të kripur të ngrohtë për shpëlarje përshpejton procesin e shërimit të fytit të rënduar më mirë se të gjitha. Ngrohja rrit rrjedhjen e gjakut në zonat e prekura. Kur përgatitni përzierjen, gjithmonë përpiquni të mos e teproni me kripën, pasi ajo mund të dehidrojë mukozën në gojë.