MENU
klinika

Mjeshtri i Madh i Filmit

Ikën perandori i fundit, Bernardo Bertoluçi u shua

26.11.2018 - 15:03

Shuhet nga jeta në moshën 77 vjeçare pas një beteje perandorake me një sëmundje të rëndë regjizori i madh Italian Bernardo Bertoluçi. Ai ishte një kalibër botëror në kinematografinë botërore.

Bernardo Bertoluçi lindi më 16 mars 1941 në Parma të Italisë, ishte kineast, poet dhe njëri prej regjizorëve më të mirë në rangun botëror në arenën kinematografike.

Ishte një njeri i jashtzakonshëm që i dha shumë filmit botëror. Rrugëtimi i jetës së tij nis nga hapa të vegjël. Në fillim ai ka dëshirë të shkruajë.

Dëshira e tij për të shkruar kulmoi me dëshirën për regjinë. 15-vjeç ai fillon t’ia marrë dorën çmimeve, fiton dhe çmime lokale letrare me librin e tij të parë. Dëshira e tij është të bëhet poet, por i ndërpret studimet dhe mbetet i pa diplomuar.

Njerëzit madhështorë nuk mund të konformohen në dëshirat e kuadratit të shoqërisë. Ai e kundërshton dhe babain dhe ndryshe nga se mendojnë të tjerët hedh sprovën e parë në kinematografi për të arritur diçka origjinale në jetën e tij.

Si 21 vjeçar në vitin 1962, nis karrierën e gjatë në regjinë e filmit ‘’La commare secca’’(Komando i thatë). Ia doli, aq sa nis një karrierë të lakmueshme nga të gjithë.

Ai nuk ndalet, dhe nuk di të ndalet, nuk mund të ndalet, në vazhdim kritikon siç di ai ideologjinë fashiste, një nacionalizëm shterpë që pjell autoritarizëm, diktaturë dhe shndërrim të njeriut në anormal nëpërmjet dritëhijeve partiake tek filmi ‘’Konformisti’’ në vitin 1970.

Epoka e tij si perandor në kinematografinë botërore nis në një stad më të arrirë, solli filmin ‘’L’ultimo imperatore’’ (Perandori i fundit) në 1987, mbi jetën e perandorit të fundit të Kinës, Pu Yi, që nga fëmijëria në Qytetin e Ndaluar në Pekin në fillim të shek të XX, deri në vdekjen si kopshtar në po atë Qytet gjate Revolucionit Kulturor Kinez.

Ky film krijoi dhe majën e kurbës së tij profesionale dhe e bëri atë perandor ndër profesionistë së fushës së tij.

Një dramë që Bertoluçi e shpërfaq me të gjithë madhështinë dhe thjeshtësinë e njeriut, ulje-ngritjet e një perandori që ora i perëndon. Këtë kolosi i kinematografisës italiane e krijoi, aq natyrshëm, sa po aq natyrshëm i rrëmbeu oskarin, dhe me një buzeqëshje në buzë.

 

Filmi më i arrirë i tij fitoi 8 çmime Oscar – si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi më i mirë, muzika dhe skenari i adaptuar.

Luante në profesionin e tij tango dashurie dhe sensualiteti, po aq sa dhe në dramë dhe në tragjeditë njerëzore, dhe sidomos me realizin filmin e tij antologjik Tangoja e fundit në Paris me kolosin Marlon Brando dhe aktoren e re Maria Shnajder.

Kjo e çoi filmin italian në një stad të mësipërm në kohë kur diskutoheshin shumë vlerat kinematografike. Kohët e fundit para se të vdiste u bë dhe një debat për këtë film, sidomos për një skenë në film ku jepet një sekuencë përdhunimi.

Për këtë pati peripeci në jetën e tij, si dhe u diskutua shumë skena e përdhunimit. Aktorja mendonte se me të vërtetë ndihej si e përdhunuar, pati dhe procese gjyqësore për këtë.

View of Italian film director Bernardo Bertolucci behind the camera on location for his film ‘La Luna’, New York, New York, 1978. (Photo by Brian Hamill/Getty Images)

I kritikuar për mënyrën sesi ai shëmbëllen filmat e tij në erotikë, seks e dashuri, ai më shumë fitoi fame gjatë rrugëtimit të tij sesa pati dëme.

Por edhe në 1976 me ‘’Shekulli i njëzet’’ i Bertoluçit 1976, me artistë të rangut botëror me Bert Llankasterin, Robert De Niron dhe Gerard Depardieu shënoi pikën kulminante të kurbës së kinematografisë italiane në krijimin e një traditë të tërë hollivudiane. Filmi i fundit i tij është “Ti dhe unë”, një ekranizim i romanit të Niccolo Ammanitit.

Edhe tek ‘’Bukuria tërheqëse’’dhe ‘’Ëndërrimtarët’’ ai ngre lart forcën e dashurisë, frymëzimin, këtu dallojnë dy aktore për elegancën e tyre, Liv Tejllor dhe Eva Grin.

Të gjitha dramat, dhimbjet lindin krah për krah dashurisë, ai nuk mund të ishte indiferent përkundrejt dramave më të mëdha njerëzore që shpallin njerëzoren art.

Në vitin 2007 me Lion Karriera e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecias.

Në vitin 2011 me Palmën e Artë nderi në Festivalin e Filmit në Kanë.

I fitoi të gjitha çmimet që u ishte përkushtuar. U nda nga jeta sot, dhe kolosi i fundit i rrëmbimit të të gjitha trofeve duke lënë një vepër madhështore për mbarë njerëzimin. U shua dhe një yll që i fali botës kaq shumë dashuri për artin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit