MENU
klinika

Protesta tek Unaza e Re

Veliaj takon banorët/ PD e “nxjerr zbuluar”: Ishin policë

28.11.2018 - 18:40

Sot bëhet dita e 26-të që banorët e zonës së Unazës së Re, bllokojnë rrugën në shenjë proteste.

Ditën e sotme në proteste merrte pjesë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi,e cila bëri një denoncim për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një kohë kur dje u tha se Veliaj zhvilloi një takim me disa prej banorëve të prekur nga ky projekt, Vokshi vjen me një përgënjeshtrim.

Teksa qëndronte pranë protestuesve, ku dha edhe mesazhin e festës së Flamurit, që është uniteti, Vokshi tha se ata që u paraqiten në takim ishin policë bashkiakë dhe punonjës të administratës.

albana-vokshi-konica.al
albana-vokshi-konica.al

“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë ditë të shënuar, do doja të përcillja urimin tim për shqiptarët, kudo ku janë, për festën e Flamurit dhe çlirimit, që duhet të jenë shenjë për bashkimin e shqiptarëve.

Për fat të keq, në ditën e 26 janë qindra protestues, të cilëve jo pushtuesi, por Edi Rama dhe Veliaj po ju cënon të drejtat kushtetuese, që mbrohen nga konventat ndërkombëtare.

Për fat të keq në këtë ditë që duhet të ishte dita e bashkimit, kemi nëna, fëmijë, të moshuar, të cilëve po ju cenohen dhe po dhunohen çdo ditë, nga dhuna institucioneve dhe dhuna policore. Janë dhunuar gra, janë dhunuar burra, e qytetarët, s’janë kursyer as të mitur.

Ja pra Edi Rama çfarë ka sjellë në ditën e Çlirimit. Por ai s’ka marrë një gjë parasysh që kauza e qytetarëve është e drejtë, dhe do sundojë mbi dhunën. Meqë Veliaj si kishte bërë mirë llogaritë ai u kthye tek intriga e mashtrimi.

Kam disa foto këtu që do t’jua tregoja që të hetonit për mbledhjen e djeshme të Velaijt ku ai pretendon se ka bërë takim me banorët. Por asnjë prej protestuesve s’ka qenë në takime. Shifini këto persona, këto janë policë bashkiak.

Dje ka qenë me Veliajn policia Bashkiake dhe administrata dhe jo qytetarët. Ata janë policë, rrogëtarë dhe marrin porositë e Veliajt. Erion mashtrimi po mundohet të intrigojë dhe po tenton që të manipulojë qytetarët. Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, qe te hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv.

police bashkiake-konica.al
police bashkiake-konica.al

Si nene kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë dite te bashkimit qe te solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit”, tha ajo.

Partia Demokratike, pas fotove që ka publikuar, bën me dije se ka arritur të identifikojë policët bashkiakë.

Selia blu thotë se bëhet fjalë për Gazmend Vathin, Alban Saliajn dhe Sokol Abedinin, Blerim Nela, si dhe Redi Ruka (dy të fundit policë bashkiakë në sektorin e qarkullimit).