MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të anëtarësohet Kosova në INTERPOL?

19.11.2018 - 19:28

Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur besimin se Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it.

Pacolli një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, tha se Kosova ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe shpreson se nuk do të ketë surpriza negative.

Pacolli
Pacolli

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa gjatë takimit me kancelarin Sebastian Kurz ka kërkuar që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e Bashkimit Evropian, gjegjësisht të Këshillit të Ministrave, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook theksoi se përveç të drejtës për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.

Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk ka arsye të ketë vendimmarrje tjetër, përveç liberalizimit të vizave.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe beson në Bashkimin Evropian.

Kosovë

Zyra Ligjore e Presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

Në kërkesën e Zyrës Ligjore të Presidentit, i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë dy nene të Kushtetutës së Kosovës.

thaci-haradinaj-konica.al
thaci-haradinaj-konica.al

Maqedoni

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prillt të vitit 2012, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Në seancat paraprake janë bërë hetime mbi makinat, të cilat dyshohet se i kanë përdorur vrasësit pas kryerjes së aktit.

Konica.al

Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve të disa mediave rreth një darke të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në shtëpinë e tij në Hajvali, duke thënë se pohimet që kanë dalë nga ky takim janë të pavërteta.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Thaçi dhe Haradinaj janë ftuar nga zëvendëskryeministri Pacolli, për një darkë të përbashkët, me shpresën për t’i ulur gjakrat, por në këtë takim ka pasur të shara. /Konica.al/

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje