MENU
klinika

Flet Kejsi

A është ndarë Stresi nga e fejuara?!

01.11.2018 - 12:14

Fansat e reperit Stresi u befasuan rreth dy javë më parë kur u publikua lajmi se ai u vu në pranga nga policia, por sigurisht që kjo ngjarje ka qenë një “bombë” për familjen e Arkimed Lushajt, e sidomos për të fejuarën e tij, Kejsi.

Në portale është aluduar se lajmi që Stresi u arrestua ndërsa ishte me një vajzë në një hotel në Linzë, mund të sjellë edhe ndarjen e çiftit.

Por të një intervistë për Revista Who, Kejsi ka treguar se pavarësisht thashethemeve ka vendosur të dëgjojë reperin dhe shpjegimin e tij lidhur me këtë çështje, por se ata nuk janë ndarë.

Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë. Është munduar të më marrë nga kabina dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë e mirë dhe asgjë tjetër. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë”.

“Unë jam e sigurt që ai do dalë sepse do të vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty”, deklaroi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN