MENU
klinika

Sindroma antifosfolipid

Abortet shpesh ndodhin nga ky shkak!

19.11.2018 - 20:29

Fosfolipidet janë substanca yndyrore, që janë një pjesë normale e të gjitha qelizave të trupit tuaj.

Sindroma antifosfolipid është një çrregullim autoimun në të cilin sistemi imunitar sulmon fosfolipidet. Kjo gjendje mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut, duke rezultuar në një sërë komplikimesh të mundshme përfshirë edhe abortin.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Sindroma antifosfolipid, i njohur gjithashtu si sindromi Hughes, mund të ndodhë tek të gjithë dhe në çdo moshë.

Megjithatë, mund jeni në rrezik më të madh për sindromin antifosfolipid nëse:

• Jeni femra;

• Keni sëmundje të tjera autoimune, të tilla si: artriti reumatoid ose lupus;

• Zhvilloni infeksione, të tilla si: sifilisi, sëmundja Lyme, hepatiti C ose HIV / AIDS;

• Merrni medikamente të caktuara, të tilla si: amoksiciklin (antibiotik), bar epilipik, hidralazinën e presionit të gjakut, ose bar Quinidine të zemrës.

Simptomat dhe komplikimet

Simptomat e sindromës antifosfolipide varen nga vendi ku formojnë mpiksjen e gjakut (në arterie ose në vena).

Sindroma antifosfolipid mund të shkaktojë një sërë problemesh mjekësore, duke përfshirë:

• Humbjet e përsëritura të shtatzënisë;

• Preeklampsia (një gjendje në gratë shtatzëna që mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut, probleme të veshkave dhe ënjtje);

• Lindje të parakohshme;

• Lindje e fëmijës nënpeshë;

• Atak në zemër;

• Probleme të veshkave;

• Mungesa e gjakut në këmbë (tromboza e thellë e venave) dhe embolizmi pulmonar (mbyllja e arteries pulmonare);

• Tensioni i lartë i gjakut në mushkëri (hipertensioni pulmonar);

• Dhimbje koke;

• Migrenë.

Disa njerëz nuk kanë simptoma ose probleme mjekësore nga ky çrregullim.

Në raste të tjera, simptomat mund të fillojnë pas gjendjeve të caktuara, të tilla si:

• Barrë;

• Kirurgji;

• Pirja e cigareve;

• Përdorimi i kontraceptivëve oralë;

• Zhvillimi i kolesterolit të lartë ose triglicerideve;

• Qëndrimi ulur me periudha të gjata për shkak të ndonjë sëmundje, dëmtimi ose nga udhëtimi në aeroplan.

Diagnoza

Sindroma antifosfolipid diagnostikohet me anë të testimit për antitrupa të caktuara në gjak.
Çrregullimi diagnostikohet nëse këto antitrupa shfaqen në dy teste të veçanta të gjakut, të kryera të paktën 12 javë larg.

Trajtimi i Sindromës antifosfolipid

Sindroma antifosfolipid është trajtuar me ilaçe të cilat mund të ndalojnë mpiksjen e gjakut. Marrja e holluesve të gjakut kërkon kujdes shumë të madh gjatë shtatzënisë, por këto barna mund të ndihmojnë gratë me sindromën antifosfolipide, që shtatzënia të vijojë e shëndetshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?