MENU
klinika

Pamja që shokoi publikun

Aksident i frikshëm në Formula 3

18.11.2018 - 16:34

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në botën e automobilizmit, pikërisht në Formula 3. Edhe pse 6 persona përfunduan në spital, përfshi edhe piloten 17-vjeçare gjermane Sophia Floersch, asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një komunikate zyrtare, organizatorët e garës së Formula 3 të zhvilluar sot në Macau, bënë me dije se të gjithë personat janë nën vëzhgimin stafit mjekësor.

Përveç pilotës adoleshente, që ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore, në spital përfunduan edhe 2 fotografë, një kameraman, një komisar i garës si dhe një pilot tjetër, japonezi Sho Tsuboi.

Makina e Floersch fluturoi në 3 metra lartësi, duke kaluar barrierën mbrojtëse dhe u përplas me një strukturë ku po qëndronin njerëzit e medias. Incidenti ndodhi në një kthesë, me makinën e pilotes që humbi kontrollin me shpejtësinë 170km/orë dhe impakti ishte vërtet i frikshëm.

Kjo situatë solli ndërprerjen e garës dhe një kaos të madh mes pjesëmarrësve, organizatorëve dhe fansave, por për fat gjithçka përfundoi pa viktima.

17-vjeçarja Sophia Floersch, nga spitali, në faqen e saj zyrtare “Twitter” shkroi: “Jam mirë, por nesër do të operohem. Falënderoj të gjithë ata që janë shqetësuar për mua, për mesazhet që më kanë dërguar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit