MENU
klinika

Detajet

Aksident i rëndë me disa të plagosur në Berat

09.11.2018 - 12:48

Një aksident ku u përfshinë 3 makina ka ndodhur në aksin rrugor Ura Vajgurore-Berat.

Nga përplasja e makinave u plagosën disa persona.

Të lënduarit janë dërguar në spital.

“Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.

Tre të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon…