Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka reaguar shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili u shpreh kundër Fatmir Limajt në rrolin e kryenegociatorit të Kosovës.
Çitaku ka thënë se Kosova vendos se kush do ta përfaqësojë atë në dialog.
“Limaj është gjykuar dy herë për krime lufte, dhe se në fund është shpallur i pafajshëm”, tha Çitaku.
Po ashtu, jo ka përgënjeshtruar Daçiqin sa i për ketë vizitës në liqenin e Ujmanit.
“Nuk ka pasur incident në ditën kur Thaçi vizitoi Ujmanin por një ditë më vonë kur u sulmua me bombë objekti i serbit që e priti Thaçin në kafenenë e tij”, ka deklaruar Çitaku, në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Diplomatja Çitaku ka thënë se këto sesione të Këshillit të Sigurimit nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut.
“Këto sesione janë shndërruar në teatër pasi nuk po paraqitet realiteti në Kosovë”, ka thënë ajo.
Më tej ajo duke folur për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Konica.al/