MENU
klinika

Vendimi për Iljaz Labin

Apeli konfirmon fajësinë për ish zv.drejtorin e Burgjeve

23.11.2018 - 11:34

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për fajësinë për ish-zëvendës drejtorin e Burgjeve Iljaz Labin si dhe personat e tjerë të përfshirë në një skemë korrupsioni por asnjë prej tyre nuk do të bëjë burg.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e dënimin për Iljaz Labin, në 2 vjet e 8 muaj burg por me sa duket dënimi është kryer në paraburgim.

Labi, i akuzuar për korrupsion u bë bashkëpunëtor i prokurorisë në çështjen ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Ky i fundit u shpall i pafajshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda në 19 shtator të këtij viti. Po kështu mësohet se biznesmeni Eridian Laskaj u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, Nexhmi Balla 2 vite burg, ndërsa Ylber Kalaja 2 vite e 6 muaj burg me kusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN