MENU
klinika

Itali

Arrestohet shqiptari/ 8 mijë euro cash dhe kokainë në makinë

25.11.2018 - 15:10

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi kokaine si dhe 8 mijë euro Cash.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos.

Ndalimi i shqiptarit u bë nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës.

arrestohet shqiptari-itali-konica.al
arrestohet shqiptari-itali-konica.al

40-vjeçari shqiptar në momentin e arrestimit kishte një sasi kokaine prej 40 gram, kjo e ndarë në 19 doza të vogla si dhe shumën e eurove.

Pas arrestimit të shqiptarit, autoritete e shtrin kontrollin edhe në banesën ku jetonte 40-vjeçari teksa gjetën edhe 150 gram të tjera kokainë , e cila ishte fshehur në një vazo qeramike në dhomën e ndenjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe disa pajisje, të cilat shqiptari i përdorte për ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës