MENU
klinika

Komedi familjare

arTurbina sjell ‘’Këmbëzbathur në Park’’

26.11.2018 - 12:15

Në datat 1-2 dhjetor do të jepet si premierë në arTurbina komedia “Këmbëzbathur në Park”.

Kjo Komedi vjen nga dramaturgu Neil Simon dhe me regji të Lorin Terezit.

Ngjarja e kësaj komedie zhvillohet në Amerikën e viteve ‘60 dhe përputhet aq shumë me aktualitetin dhe ditët e sotme. Ajo sipas regjizorit Terezi është shumë aktuale për ditët që po kalon Shqipëria.

Brenda jetës bashkëshortore të këtij çifti të ri fillojnë andrallat e një jete që detyrimisht duhet të jetë komode. Situatat sjellin një sërë rrethanash midis familjes dhe komshinjve, prindërve.

Kori dhe Pol janë një çift nën efektin e dashurisë së madhe që finalizohet me martesë.

 

 

Po jo çdo gjë është rozë në një botë ku realiteti vërshon si shumë ngjyra dhe bardh e zi. Pikërisht ky çift i duhet të përballen me këtë realitet.

Dashuria e vrullshme dhe pasionante e çiftit të sapomartuar Kori dhe Pol vihet në pikëpyetje teksa ata duhet të përballen me problemet e përditshmërisë.

Pol do të ulë Korin me këmbë në tokë, ndërsa ajo do të bindë Polin se është bukur të jesh kundra rrymës.

Dramaturgu dhe skenaristi Neil Simon është shumë i vlerësuar. Në vitin 1991 fitoi Çmimin Pulitzer për Dramën me “Lost në Yonkers”. Ai ishte skenarist i komedive të paharrueshme si “The Odd Couple,” “Barefoot in the Park,” “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memoirs”.

Suksesi i tij i parë në Broadway ishte “Come Blow Your Horn” e vitit 1961. Disa nga skenarët e tij origjinalë janë si “The Out-of-Towners,” “The Heartbreak Kid,” “The Goodbye Girl” dhe “Seems Like Old Times”.

As Regjizor i kësaj shfaqjeje ështës Ervis Saliasi, me skenografi të Beqo Nanaj dhe kostumografi të Bukuroshe Sinanaj. Komedia vjen falë një trupe aktorësh të talentuar si: Ledjon Zoi, Anila Balla, Marsel Greva, Ermira Gjata, Adrian Cerga.

Kjo shfaqje do të jepet në sallën 400 të arTurbina në orën 20:00.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

Bëhuni gati, po vijnë ditët e teatrit në arTurbina


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit