MENU
klinika

Detajet

Atentati në Shkodër, Fatos Ferracaku u qëllua nga një person

15.11.2018 - 09:28

Të tjera detaje dalin nga vrasja mafioze e Fatos Ferracakut dhe plagosja e Fatmir Mehaj mesditën e djeshme në Shkodër.

Deri më tani policia ka shoqëruar deri tani rreth 20 persona për marrjen në pyetje, mes tyre edhe dëshmitarë okularë.

Nga dëshmitë e personave në fjale dhe kqyrja e disa kamerave të sigurisë, rezulton se vetëm një person është përfshirë në vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dytë e ka pritur në motorin TMAX 550 kubik, ngjyrë i errët, me të cilin janë larguar nga vendngjarja dhe më pas e kanë djegur.

Autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafanda të errëta, ku autori mësohet se është afruar pranë viktimës në një distancë më pak se 10 metra dhe ka shtënë ndaj tij.

Ai ka patur një xhaketë ngjyrë të kuqe veshur, sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë personi që mbeti i plagosur, Fatmir Mehaj, është qëlluar pasi tentoi të ndërhynte për të ndaluar ngjarjen, thonë burime policore.

Mbetet i vështirë identifikimi sipas policisë për shkak se nga pamjet e verifikuara përmes kamerave, skafandat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autorëve apo ndonjë tipar dallues.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën