MENU
klinika

Në Elbasan

Autobuzi përplaset me makinën, ndërron jetë 22 vjeçari

17.11.2018 - 21:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur disa persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Bëhet e ditur se viktima është një 22 vjeçar.

Dyshohet se i plagosuri që është në gjendje të rëndë për jetën është shoferi i veturës. Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.