MENU
klinika

Protesta para Kuvendit

Avokati i Popullit: Qytetarët të shpërfillur dhe të pasigurtë

22.11.2018 - 22:25

Institucioni i Avokatit të Popullit deklaron se po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e Unazës së Re.

Në një deklaratë për mediat, institucioni i Avokatit të Popullit thotë se prej të paktën dy javësh ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave të implementimit të këtij projekti të kontestuar nga një numër qytetarësh, si dhe garantimin e të drejtave të personave që preken nga ky projekt infrastrukutor, përplasjet midis këtyre të fundit dhe forcave të policisë ditën e sotme vendosin në fokus nevojën e përsëritur nga ana jonë për një debat gjithëpërfshirës rreth këtij projekti.

Avokati i Popullit këmbëngul se vetëm rruga institucionale dhe ligjore mund të jetë ajo që prodhon një rezultat të gjithëpranuar dhe koherent me interesat e publikut dhe rregullave mbi të cilat kemi ngritur shtetin tonë të përbashkët.

policia dhe protestuesit-konica.al
policia dhe protestuesit-konica.al

“Dhuna nuk mund të jetë një mjet me anë të të cilit duhen kërkuar zgjidhje dhe nga ana tjetër po kaq e kritikueshme është intransigjenca e atyre autoriteteve që i bëjnë qytetarët të ndjehen të shpërfillur, pa mundësi për të dialoguar e aq më keq, të pasigurtë në jetën e tyre.Ruajtja dhe garantimi i dinjitetit njerëzor duhet të qëndrojë në themelin e çdo vendimarrjeje e politike zhvillimi”, thuhet në deklaratë.

Avokatit të Popullit thekson se mirëqeverisja si vlerë thelbësore e shtetit të së drejtës nuk mund të realizohet pa u zbatuar ligji si i vetmi burim i sigurisë për jetën, nga secili prej nesh – e nga organet e administratës shtetërore përpara të tjerëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh keqardhjen për situatën e krijuar si rezultat i së cilës nuk u arrit të shmangeshin dot lëndime nga radhët e punonjësve të policisë e të qytetarëve, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve duke garantuar se një hetim paralel ka nisur të zhvillohet për të parë nëse ka pasur tejkalime të kompentencave nga ana e institucioneve.

Me shpresën se situata të tilla prej të cilëve të gjithë si shoqëri dalim humbës do të evitohen, Avokati i Popullit bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe nisjen sa më parë të një procesi të hapur, të ndershëm dhe të sinqertë komunikimi midis palëve deri në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme dhe ligjore.

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!