MENU
klinika

Thirrja e Presidentit

Protesta/ Meta: Jo dhunë por dialog

22.11.2018 - 16:58

Ditën e sotme banorët e zonës së Unazës së Re, kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë, duke kryer dhe akte të dhunshme kundrejt forcave policore.

Pas ngjarjeve të ditës së sotme ka reaguar dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen më të thellë për aktet e dhunshme të shfaqur gjatë kësaj proteste dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në hmënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate.

presidenti meta reagon per ngjarjen ne bularat-konica.al

Pasi u njoh me raportimet, se disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues paqësorë janë lënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe u uron shërim sa më të shpejtë.

kolana e librave

Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë maksimumin për të shmangur konfliktin dhe gjuhën së forcës së përdorur në këtë çështje.

policia dhe protestuesit-konica.al
policia dhe protestuesit-konica.al

Presidenti Meta gjen rastin t’u bëj apel sërish institucioneve shetërore të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore dhe kërkon urgjentisht rivendosjen e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen.