MENU
klinika

Deklarata

Rama për banorët: Disa prej tyre kanë nga 4 shtëpi, protestojnë pale!

22.11.2018 - 12:28

Këtë të enjte në parlament, kryeministri Edi Rama u është drejtuar edhe një herë banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, të cilët prej 19 ditësh janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Rama është shprehur se këta banorë të cilët kanë ndërtuar pa leje po kërkojnë që 30 milionë dollarë që do të përdoren për të rritur rrogat e mjekëve, mësuesve, ushtarakëve etj, që të përdoren për t’i dëmshpërblyer ata 100%.

Kryeministri ka përmendur me emra disa nga banorët që protestojnë në zonën e Astirit duke bërë ironi me ta, e duke thënë se ata kanë dhe disa objekte pa leje në proces legalizimi.

Po ku t’i gjejmë ne paratë për të dëmshpërblyer Gjovalinin nga Laçi që ka zaptuar dhe ka ndërtuar në tokë të përbashkët? Ramazanin i cili ka deklaruar dhe 4 ndërtesa të tjera pa leje në Tiranë kërkon që të dëmshpërblehet…Jo vetëm që ka zënë shtratin e Unazës, por mbron sloganin “shtëpia mbrohet me jetë”… ahh more Ramazan. Agroni nga Elbasani që e filloi me një eksperiment, shtesë anësore ne Elbasan, dhe pastaj zbriti në Tiranë, dhe ka ndërtuar dy banesa pa leje dhe më pas edhe një te Unaza, dhe sot është bashkuar dorë për dore me Ramazinin dhe thotë se do japin jetën për shtëpinë”, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ku e keni TVSH zero? Një zotim i ribërë në fushatën e 2017, por zotimet nuk janë si zotimet e kujtimet e bashkimit, qe e ndan mendjen dhe po i hipën Dajtit

Zotimet janë e thashë dhe do bëj çmos ta bëj, sot jemi këtu për lumturinë e Erijon Braçes, për TVSH zero për produktet bujqësore dhe për herë të parë pas 28 vjetësh qeveria përcakton skemë financimi për të gjithë fermerët.

Të gjithë këta i bashkë tufa e Kadrive të PD-LSI -së bashke më Kadritë e paekzpozuar nga Ylli Kadriu, Andi Kadriu, te Qim Kadriu

Dalin te qendra ata, ç’ju duhet atyre se janë te hyrja e kryeqytetit, me flamurin amerikan, se kanë zbuluar Amerikën të shtrati i unazës së re, dhe do e mbrojnë Amerikën nga indianët që jemi ne, 1 milion indianë. Shkoj unë në Surrel sa të dush, katunar tirone jam, po jam indian.

Në të njëjtën gjurmë të Unazës se është metropoli, nuk është Tirana e dhive dhe e kioskave që ndërtoi Saliu dhe tha kjo është Zvicra e Ballkanit,

Më tutje është ndjekur i njëjti proces si është ndjekur nga bashkia, kur e drejtonte Lul Kadriu dhe projekti është konform standardeve të miratuar në 2015.

Me këta të kategorisë së zaptuesve as nuk bëhet fjalë asnjë lloj tolerance, zero dhe ata bëjmë mirë të iki vetë që aty mos të dalin më, Bashkim, Ramazan, Agron, Edmond largohuni, gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar, mos rrini aty

Për këta 40 që janë legalizuar në shtator, do të bëjmë shpronësime, por do të çojmë në prokurori dosjen, kush ua ka bërë, pastaj le të dalë Kadri Saliu dhe të thashë si ishte puna, se ashtu ishte një muhabet, bashkë me artistin.

Së dyti për ata që janë vetëm me shtëpi, por të paligjshëm, nuk mund të bëjmë dëmshpërblime, por do të japim bonuesin e qirasë, se mos vjen Ramazani e kërkon bonus qiraje, se mos vjen. Ndërsa ata që janë realisht aty për shtëpi do ta marrin këtë bonues. Kush do e paguajnë, taksat e shqiptarëve.

Kemi gjeneralë të NATO-s e nuk kanë shtëpi, mjekë, infermierë, e me radhë, pse duhet të paguajnë ata ndërkohë që ju keni zënë rrugën atje

Mos bëni krahasime, kush ka bërë shtëpi për të futur kokën është i mirëseardhur, por jo aty ku zë rrugën.

Vetëm vepra e artit që do të ndërtohet pranë Kasharit është monument kulture, makina ka rrugën e vet, njeriu të vetën, dhia, lopa, delja, klienti nuk kanë punë.

Sot ti nisesh dhe ke interferenca, si në një rrugë me restorante, pishina, magazina dhe urdhëro aksidente, kurse rrugët që do bëjnë me garantohet shpejtësia, siguria dhe gjithë ndërlidhja pa bllokime, ngecje. Këta i kanë bërë si pantallona teritale, të marrësh vitet e mia, kërcinjtë e Braçes dhe pastaj na vishi, a i vesh dot.

Kush ka titull pronësie do dëmshpërblehet sipas ligjit dhe pikë dhe do largohet, kush ka vetëm një strehim 3 vjet bonuse qiraje, kush ka ngrehina të kategorisë të Bashkimit, Kujtimit, Agronit, Ramazanit të largohet sa më shpjet që aty mos të na dali përpara.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore