MENU
klinika

Bllokohet rruga në Astir

Basha me protestuesit: Rama përgjegjës i dhunës

22.11.2018 - 17:33

Protesta që u zhvillua ditën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë, nuk mbeti aty, pasi banorët e Unazës së Re janë zhvendosur në zonën e Astirit.

Protestës së tyre ju është bashkuar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili mbështet kauzën e banorëve të cilët janë në mbrojtje të banesave të tyre.

basha-konica.al
basha-konica.al

Teksa qëndronte mes banorëve, Basha tha se Rama do ta paguajë rëndë atë çka po ndodh me këtë protestues, që sipas tij u dhunuan nga policia. Sipas lideri të PD-së Rama nuk njeh ‘vijat e kuqe’, por vetëm ‘vijat e bardha’.

“Njeriu që frymëzoi dhunën dhe sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri Edi Rama.

Rama mban përgjegjësi për dhunë e ushtruar ndaj banorëve dhe ai mban përgjegjësi për dhunën që ka shkaktuar viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, dhe për gishtat e prerë të policisë.

Ky njeri që po përdor vjedhjen 40 mln euro, po përdor policinë. Ligji është me këta qytetarë. Kushtetuta është me ta. Ai po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen 40 mln euro në këtë megaaferë.

Ai po përdor policinë dhe qytetarët përballë. Policia dhe qytetarët janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër është Rama. “Ca ‘vije të kuqe’ u shkel? Ai si njeh vijat e kuqe, por të bardhat, ato që merr me hundë”, tha Basha.

Protestuesit, jo vetëm që kanë bllokuar rrugën por dhe vijojnë me thirrjet e tyre përkundrejt kryeministrit Edi Rama “Duam shtëpitë tona”, “Turp, turp, turp”, “Edi Rama është shpellar, do ta tërheqim me litar”.

Përveç Bashës, në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë, përveç forcave Shqiponja, në protestë janë edhe forca të tjera policore.