MENU
klinika

Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Basha për Ditën e Flamurit: Ftesë për bashkim të shqiptarëve

28.11.2018 - 11:20

Ndërsa kreu i shtetit dhe maxhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike e deputetë të saj zhvilluan homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve.

I pranishëm në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe ish presidenti i Republikës Bujar Nishani .

Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se: “Përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë”.

“Nderim simbolit tonë kombëtar. Përkulemi me nderim para Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të pavarësisë. Qindra e mijërave burrave e grave që dhanë jetën për clirimin e Shqipërisë. Përkulemi para sakrificës së UCK-së e komandantit legjendar Adem Jasharit që lindi në këtë ditë të shënuar e mijëra shqiptarëve të tjerë.

Kjo sakrificë ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar është i pandarë për të ruajtur lirinë e demokracinë. Për lirinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre.

Ftesë për bashkim të shqiptarëve në betejë të papërditshme derisa liria e çdo shqiptari të jetë e garantuar me ligj“ , tha Basha.