MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Bie euro, “fluturon” dollari

12.11.2018 - 12:56

Euro e nisi sërish në rënie javën në kursin e këmbimit valutor. Kursi zyrtar i këmbimit, i Bankës së Shqipërisë, tregoi se monedha europiane u këmbye me 124.57 lekë, në rënie të mëtejshme nga niveli 124.68 pikë i të premtes. Luhatjet janë stabilizuar, por, megjithatë, leku i është rikthyer tendencës mbiçmuese. Sipas ekspertëve, pritshmëritë janë për një forcim të mëtejshëm deri në fund të këtij viti.

Dollari amerikan ndërkohë e ka nisur javën me një mbiçmim të fortë në tregjet ndërkombëtare, që është reflektuar edhe në kursin e këmbimit me lekun. Dollari u këmbye me 110.63 lekë, në rritje nga niveli prej 109.96 lekësh i ditës së premte. Ky është niveli më i lartë i kursit dollar-lek gjatë tre muajve të fundit.

Ndërkohë, paundi britanik humbi sërsih pikë të hënën dhe u këmbye me 142.06 lekë, duke humbur gati një pikë në raport me kursin e regjistruar ditën e premte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Bie euro, forcohet dollari