MENU
klinika

Risia

Bill Gate prezanton në Pekin ‘Tualetin e së ardhmes’

07.11.2018 - 18:14

Bill Gates ka prezantuar në Pekin tualetin e të ardhmes, që funksionon pa ujë dhe kanalizime. ‘Reinvented toilet’, kështu quhet shpikja e themeluesit të Microsoft, e cila i transformon mbetjet humane në ujë të pastër, elektricitet dhe pleh.

Për projektin Themeluesi Bill dhe Melinda Gates kanë harxhuar 200 milion dollar në shtatë vjet, që prej 2011 kur nisi ky projekt.

Këto tualete do të jenë të destinuara në mënyrë të veçantë për vendet e varfra ku kushtet higjeno-sanitare vrasin çdo vit pothuajse gjysmë milioni fëmijë të moshës nën pesë vjet.

Ish administratori i deleguar i Redmond ka shpjeguar që këto teknologji përfaqësojnë përparimet më të rëndësishme në shërbimet higjeno-sanitare në pothuajse 200 vjet.

Sipas fondacionit kushtet skandaloze higjeno-sanitare vrasin gjysmë milion fëmijë nën 5 vjeç dhe i kushtojnë botës më shumë se 200 miliard dollar në vit për kujdesin shëndetësor dhe humbje të të ardhurave.

Objektivi është t’i zëvendësojë rreth 64000 banjo publike me shpikjen e re, brenda 2020 në Kinë.