MENU
klinika

Ditët e Kulturës

Çfarë sjell edicioni i 21 i Panairit të Librit në Tiranë?

15.11.2018 - 11:23

Hapet edicioni i 21 i Panarit të Librit në Tiranë në Pallatin e Kongreseve. Në organizimin e 100 enteve botuese dhe 200 titujve të rinj dhe shumë librave të tjerë nga vitet e kaluara, të librave të risjellë apo të ribotuar zhurma nisi e suksesshme gradualisht dhe plot gëzim nëpërmjet dy kaheve, enteve botuese që  reklamonin librat e tyre dhe libradashësve që deri në orën 8 e kishin mbushur panairin me hyrje daljet e tyre.

Kjo është mundësia më e mirë për të dyja palët. Si për t’u takuar me shkrimtarët, botuesit dhe për t’u takuar me lexuesin, për të përballur idetë e tyre dhe për t’u orentuar si për shitjet dhe për shijet.

Paraditen e djeshme u mbajt dhe një konferencë për shtyp të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Përveç shtëpive botuese që vinin nga Shqipëria kishin ardhur dhe shtëpitë botuese nga Maqedonia, Mal i zi, institucione të angazhuara me botimin e librit, Organizata “Jofitimprurëse” që merren me librin, Ambasada të huaja, libraritë etj.

Një aspekt ku duhet vënë theksi edhe më pas theksi për Panairin e sotëm, është leximi që sa po vjen e po bie për shumë faktorë. Sipas Instat: “Një milion shqiptarë që nuk lexuan asnjë libër gjatë vitit të kaluar”. Ky përfundim është në qendër të vëmendjes në përkthyes, autorë e botues, të cilat sidoqoftë i bëjnë mirë lexuesi, pasi e nxisin drejt librit.

Petrit Ymeri, Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, shprehet se rënia është e pashmangshme edhe pse janë përdorur metodologji dhe tipologji të ndryshme të kategorizimeve të moshave, niveleve arsimore etj.

Të shtunën do të mbahet në orën 12 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të librave më të mirë në Panair si dhe aktivitete nga çdo shtëpi botuese. Ndërsa, ditën e premte Ismail Kadare do të vijë për të promovuar librin “Kur sunduesit grinden”, në orën 11:00.

Në kuadrin e afro 60 aktiviteteve do të jepen çmime për dy autorë, çmime inkurajuese për përkthyesit, si dhe pritet të jepet një çmim simbolik edhe për letërsinë për fëmijë, që sipas botuesve ende nuk është aty ku duhet të jetë.

Gjatë ceremonisë pritet të ndahen edhe çmime speciale, që nuk do të anashkalojnë “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Luan Pengili shpreh shqetësimin se librit i duhet dhënë një rëndësi më e madhe si nga njerëzit dhe institucionet. Këtë shqetësim e ngrejnë edhe përkthyes si Xhevat Loshi, apo drejtues të shtëpive botuese të ndryshme.

Shumë Shtëpi Botuese janë pozicionuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve, kurse në katin e dytë janë shtëpitë botuese të profilit teknik dhe deri diku të specializuar e të profilizuar sipas fushave të kulturës dhe shkencës.

Në pamje të parë organizimi duket i mirë. Mungon në shumë shtëpi botuese si ditë e parë një listë librash apo katalog të librave që kanë në stenda(të gjithë thonë se do t’i sjellin nesër), të librave të rinj. Kjo gjë nuk mungon për afishimet që i kanë në formë pankartash e billbordesh të varura në stendat e tyre si formë reklamuese e vetë shtëpive, si dhe e librave të rinj.

Nga ana tjetër panairi është një përvojë e mirë edhe për lexuesin që mund të përshëndetet me shkrimtarët e tyre të preferuar, të informohen për të rejat, qoftë për ta parë si një mbasdite ndryshe ku mund të afrohen me tendencat e reja të librave. Sivjet në disa  stenda duken më qartë edhe afishimet e uljeve të pwrqindjeve të librave që varion nga 20-50%.

Në kategorizimin e shtëpive botuese ka disa lloj kategorish ku lexuesi mund të interesohet në bazë të interesave të veta. Shtëpi botuese të specializuar vetëm për fëmijë, gjë që është shumë e rëndësishme, dhe gjithashtu kanë një organizim shumë të mirë si shtëpi botuese. Shtëpi botuese të karakterit ideologjik, të librave doktrinarë ideologjikë të fevë, nacionaistë apo të karakterit, historiko-kulturor. Këto lloj shtendash janë të pasura me një kulturë ndryshe si ajo e Katalogut të shtëive të Françeskane, apo Logos-A.

Ka dhe të karakterit të specializuar shkencor si ato të librave filozofikë dhe psikologjikë e deri tek librat mjekësorë  të specializuar në katin e dytë të Panairit, apo disa shtëpive botuse të katit të parë.

Gama më e madhe e shtëpive botuese është ajo e lëmit kulturor nga librat thriller e deri të profilit letrar apo historik, gjuhësor apo kulturor të formimit të përgjithshëm si shtëpitë e mirënjohura Pegi, Dudaj, Onufri, Papirus etj.

Shenjat për të pasur shitje siç edhe është në fokusin e të gjithëve janë të mira në bazë të hyrje-daljeve të njerëzve që zakonisht për arsye të ndryshme kanë fluksin më të madh mbasdite deri në darkë kur mbaron eventi. Përkrah shumë organizimeve dhe shitjeve do të shihen më pas edhe tendencat e përfundimeve të këtij eventi që në botën letrare është venti më  të rëndësishëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse