MENU
klinika

Mesazhe shokuese për perëndimorët!

Ç’kuptim kishte për shqiptarët, çarçafi i përgjakur?

08.11.2018 - 18:34

Çdo kulturë ka sistemin ose nënsistemin e saj të simboleve, mjaft prej të cilave ndryshojnë nga të kulturave të tjera.

Kështu pra, një objekt apo një gjest i caktuar, mund të ketë një kuptim simbolik të rëndësishëm në kulturën e një populli, por mund të mos ketë asnjë lloj kuptimi për kulturën e një populli tjetër.

Shek XX mund të karakterizohet si shekulli i ndryshimeve rrënjësore në mendësitë dhe praktikat seksuale, shekulli i revolucionit dhe i kundërevolucionit seksual.

Në vendet më të urbanizuara të Perëndimit, që gjatë viteve ’20 të shek xx deri në ditët tona, zhvendosja masive e popullsisë, nga zonat rurale në qytetet e vogla apo metropolet e mëdha, u shoqërua me rritjen e shkallës se pavarësisë. Marrëdhëniet seksuale filluan të konsideroheshin pjesë e rëndëishme e mënyrës së jetesës.

Sipas një studimi të kryer në vitin 1948, rreth 50% e meshkujve dhe afro 6% e femrave të lindura në ShBA para vitit 1900, pohuan se kishin kryer marrëdhënie seksuale paramartesore para moshës 19 vjeç.

Natyrshëm mund të shtrohet pyetja:

Çfarë do të mendonte një i ri apo e re amerikane i fillim viteve ’20, i shoqëruar nga një klimë liberalizmi seksual nëse në pjesën më të dukshme të oborrit të shtëpisë së një malësori shqiptar do të shihte të nderur enkas për sytë e botës, një çarçaf të bardhë të përgjakur?

Me siguri, i ndodhur në një situatë të tillë, amerikanët do të mendonin se kishin të bënin me ndonjë situatë gjakmarrjeje. Në fakt, ky symbol nuk kishte të bënte fare me gjakmarrjen, por me virgjërinë e vajzës që martohej.

Për këtë le t’i referohemi vëllimit XII të kolanës me krijimtari folklorike të popullit shqiptar “Visaret e kombit”, materialit të mbledhur në zonën e Bilishtit gjatë viteve ’20 dhe ’30 të shek XX:

“Kur ikin të ftuarit, mbeten njerëzit e shtëpisë. Pastaj vënë nusen dhe dhëndrin të flenë. Të hënën në mëngjes i shpien nënës së nuses këmishën e virgjërisë dhe ajo e darovit sipas fuqisë. Dhëndri me një shishe rakie të kuqe del nëpër fshat dhe u jep të gjithëve nga pak raki të kuqe, që tregon virgjërinë e nuses së tij”.

Shoqëria shqiptare kishte tabu që ndalonin bisedat për çështjet intime në mjedise publike. Madje burri që fliste për tema intime, konsiderohej joserioz, i paburrë dhe i pamoralshëm.

Natyrshëm shtrohet pyetja:

Pse shoqëria tradicionale shqiptare, mjaft e mbyllur ndaj çështjeve intime, ekspozonte publikisht aspektin më intim të jetesës në çift, atë të virgjërisë së nuses?

Virgjëria ishte aq e rëndësishme për dhëndrin e ri, saqë ai kishte të drejtë ta divorconte nusen e tij për mungesë virgjërie që të nesërmen e dasmës.

Në mungesë të paisjeve kontraceptive, ruajtja e virgjërisë së vajzave deri në martesë konsiderohej një çështje mjaft e rëndësishme morale dhe shoqërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!