MENU
klinika

Event kulturor

Dalin Çmimet Kult, kush janë fituesit?

22.11.2018 - 14:15

Dje u mbajt në sallën kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë në orën 20: 00 shfaqja gala të Çmimeve Kult nga në fushën e kulturës dhe mbahet si një nga eventet më kryesore të kulturës në Shqipëri. U ndanë nga 66 të nominuar 11 kategori si dhe një Çmim Special. 

Për këtë vit çmimet nga akademia janë ndarë kështu:

Kënga e Vitit – Eugent Bushpepa me “Mall”

Instrumentisti i Vitit – Jonela Golemi në Flaut nga “Saint Sawns – Rondo Capriccioso për flaut dhe orkestër”

Balerini i Vitit – Adela Muçollari me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”

Aktorja e Vitit – Luiza Xhuvani me Lukrecia Borxhia tek “Lukrecia Borxhia”

Aktori i Vitit – Reshat Arbana me Babai tek “Babai”

Regjisori i Vitit – Altin Basha me “Rojat e Taxhit”

Filmi Kult – Namik Ajazi me “Amaneti”

Artisti Pamor i Vitit – Sadik Spahija me “Vox-Machina”

Studiuesi i Vitit: Anila Omari me “Leksiku i Veprës së Pjetër Bogdanit”

Shkrimtari i Vitit – Ardian-Christian Kyçyku me “Ati”

Përkthimi i Vitit – Mimoza Hysa me “Rastet” nga Eugenio Montale

Çmimi Special iu dha njërit prej pionierëve të kinematografisë shqiptare z. Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, filmit “Tana”, i prodhuar plot 60 vjet më parë.

Duhet thënë se këto çmime janë kontestuar nga regjizorja Elma Doloresi si e nominuar në çmimin e regjizorit më të mirë. Gjithashtu Kozeta Kurti, ka kritikuar nga ana tjetër mënyrën e organizimit dhe të ftuarit  që kishin marrë pjesë.

Megjithatë ky event jep një rëndësi të madhe për kulturën dhe një përgjegjshmëri më të madhe për artistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit