MENU
klinika

Legjenda e Atletikës

Dështoi te futbolli, Bolt kalon te regbi?

07.11.2018 - 12:24

Kur të gjithë prisnin të shihnin në fushë si futbollist, Usain Bolt duket se ka hequr dorë dhe mund të merret me një sport tjetër. Ish-atleti xhamajkan, njeriu më i shpejtë në botë, iu afrua shumë ëndrrës për t’u bërë futbollist profesionist, madje mori mjaft oferta, por luajti vetëm 2 miqësore.

Sipas “Sportinglife”, 8 herë fituesi i medaljes së artë olimpike do të debutojë në sportin e regbisë. Mësohet se Bolt ka pranuar një ofertë prej 3 milionë dollarësh për të luajtur regbi me skuadrën australiane e Wallabies. “Mendoj se është një ide e mirë që unë të luaj regbi”, – ka thënë Bolt.

Këtë shumë prej 3 milionë dollarësh Bolt e kërkoi nga skuadra australiane e futbollit Central Coast Mariners, ku u stërvit për dy muaj, por kjo e fundit i ofroi vetëm 150 mijë dollarë në vit. Ndaj dhe palët u “divorcuan” shumë shpejt, pasi nuk gjetën një marrëveshje.

Të mbaj topin në dorë kur vrapoj është më mirë se sa kur e kam në këmbë”, – ka thënë Bolt, që duket se është dakord për të nisur këtë aventurë të re. Edhe trajneri i skuadrës së Ëallabies, Michael Cheika, e ka konfirmuar këtë thashethem, duke shtuar se Bolt mund të jetë zgjidhja e problemeve që ka skuadra e tij.

Bolt ka treguar se është i shpejtë dhe i paarritshëm në distanca të shkurtra, siç është sporti ynë, pasi ka një start të fuqishëm. Unë e dua atë në ekip, do të luajë në krahun e djathtë”, – tha Cheika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Usain Bolt stërvitet zyrtarisht

Njeriu më i shpejtë i botës, tani futbollist