“Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, ishte shprehja e një ditë më parë nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që bëri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan.
Ndërkohë sot ka reaguar vetë ministrja për meszhin në fjalë.
Me një shënim në faqen e saj në Facebook, ajo sqaron mesazhin që dha, duke shkruar se “këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim”.
Postimi i Kumbaros
Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,
I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti?