“Xhafaj përplasje klanesh politike dhe bandash me kryeministrin Edi Rama”. Kjo është arsyeja e vërtetë sipas liderit të PD-së Lulzim Basha e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Arian Çani, kryedemokrati tha se Xhafaj dhe Rama janë përplasur për pushtet.
“Kjo në thelb është kjo është një përplasje klanesh politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre. Pra, një klan i fuqishëm politik, ai i Tahirit, ku përfshihen edhe zyrtarë të tjerë të PS, eksponentë të PS siç është Vangjush Dako, dhe një klan tjetër politik, po edhe ky i lidhur me bandat, ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë përplasur për pushtet dhe kontroll. Kjo është përplasje klanesh për pushtet dhe prapa atyre klaneve qëndrojnë bandat e të dyja klaneve. Pra, në këtë kuptim, qëndrimi i Ramës është qëndrimi i një njeriu që mundohet të kufizojë dëmin”, -tha Basha.