MENU
klinika

Opozita e bashkuar

Basha ‘sulmon’ nga Shkodra: Qeveria të shkëputet nga krimi

03.09.2018 - 18:07

Kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me aleatët janë mbledhur në Shkodër, në atë që e kanë konsideruar si seancë të jashtëzakonshme, si mesazh ndaj qëndrese së krimit me mbështetje të politikës.

Në fjalën e tij Basha u shpreh se në më pak se tre muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona për të cilët mendohet më e keqja.

Sipas kreut të PD, ‘Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci’.

Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve. Por Rama nuk mund të jetë këtu është në Tiranë me Cyrbjen, Taulant Ballën e Xhafën e shumë eksponentë të rilindjes së faktuar si të lidhur me krimin. Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në Shkodër në zgjedhjet bashkëpunoi haptazi me familjen Bajraj dhe tani ka humbur çdo fuqi për të imponuar ligjin. Rama është kryeministër në letër, kontrollin në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e Shijak nuk e ka policia, por bandat.

Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijën e një gazetare investigative. Mbrëmë u kërcua në Laç një tjetër gazetar. Janë vrarë biznesmenë. Situata është jashtë kontrollit. Sot Dobraci duhet të ishte nën kontrollin e forcave lëvizëse operacionale por është në një shtet rrethim kriminal”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh më tej se në një lagje të Shkodrës, nuk lëvizet dot lirisht ‘si të jemi në gjendje lufte’. 

“Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. E vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale”.

Basha gjithashtu iu përgjigj nga Shkodra ftesës së socialisteve bërë më herët për bashkëpunim. Por, sipas Bashës, kjo nuk mund të ndodhë pasi mazhoranca është bërë njësh me krimin.

Sot kufiri mes krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht, deklaroi Basha.

“Prioritet është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, asnjë ligj projektligj asnjë akt s’ka asnjë domethënë pa çliruar qeverisjen nga krimi”, theksoi Basha.

“Detyra jonë duke filluar nga sot të gjejmë rrugët, mënyrat, të formulojmë aksionin dhe platformën politike për t’i dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme për Shkodrën për t’i dhënë vendit demokraci, rend dhe shtet të së drejtës. Le të fillojmë nga e para, shkëputjen e qeverisjes nga krimi, dhënien fund të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin“, tha ai më tej.

 

M.H

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë