MENU
klinika

Përfundon mbledhja e PS-së

PS ndez motorët e fushatës/ Balla tregon detaje nga mbledhja

03.09.2018 - 10:32

Mbledhja e Partisë Socialiste që ka zgjatur pak më shumë se 1 orë dhe që u zhvillua në pallatin e Kongreseve ka përfunduar.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas mbledhjes në një komunikim për mediat ka treguar se çfarë është diskutuar.

Sipas tij do të ketë takime me qytetarët dhe anëtarësime të reja, për të qenë gati për zgjedhjet lokale vitin tjetër.

Të fillojmë një fushatë kombëtare me anëtarësime të reja në PS, për një organizimit më të mirë për t zgjedhjet lokale. Përkrah kësaj jemi të fokusuar në një proces në një proces komunikimi dhe dëgjesës, ku anëtarët e këshillave bashkiak të jenë çdo cep të vendit, që të kemi vëmendjen tek njerëzit.

Ne nuk mund të humbim kohë me tre konferenca për shtyp me shpifjeve të PD-së. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë kosntrustivisht, për të avancuar në komunikim. Një çështje tjetër që dua tu informoj kemi marrë miratimin e kryesisë për të formatuar sekretariatin e PS, për të pasur më shumë efektivitet”, ka qenë kjo deklarata e Ballës.

Kryesia e PS ka zyrtarizuar 7 shtatorin për mbledhjen e Asamblenë Kombëtare si dhe strategjinë për sesionin e ri parlamentar si dhe ka miratuar grupin strategjik për zgjedhjet e drejtuar nga Blerina Gjylameti dhe e përbëra nga disa anëtarë.

Grupi strategjik për zgjedhjet lokale:

Blerina Gjylameti Kryetare, Sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës

Damian Gjiknuri

Ditmir Bushati

Bledi Çuçi

Taulant Balla

Erion Veliaj

Gramoz Ruçi

 

M.H