MENU
klinika

Protesta e dhunshme

Drobaj me dorën e thyer, opozita tenton të futet në Gjykatë

26.11.2018 - 15:58

Daniel Drobaj, 18-vjeçari që akuzohet  se ka plagosur efektiven Ina Nuka, ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ne seancë Drobaj ka treguar nga kafazi i qelqtë dorën e fashuar, që duket se e ka të thyer.

Në ngarkim të tij do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Nëse akuza vërtetohet ai rrezikon 3.5 vite burg.

Në një kohë kur aktualisht po vijon gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza kanë vendosur që të zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura.

Sipas informacioneve që përcjell selia e PD-së, thuhet se gjyqtari i nxori me forcë deputetët.

Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim te tille. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë qe i riu i arrestuar per plagosjen e polices raportohet se e ka dorën te fashist me dyshimin se ne komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenje hakmarrjeje”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërkohë, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!