MENU
klinika

Histori kombëtare

Ekspozitë për Kongresin e Manastirit, shikoni suprizat!

14.11.2018 - 11:50

Me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kësaj ngjarje kaq të madhe për kombin shqiptar, që nuk lidhet vetëm me gjuhën, por edhe me përpjeket e lëvizjeve ideologjike për të bërë kombin shqiptar, në Muzeun Historik Kombëtar çelet në 14 nëntor për publikun ekspozita me titullin, ‘’Kongresi i Manastirit-Rruga drejt bashkimit kombëtar’’.

Në këtë ekspozitë do të paraqitetet një rrugëtim i punës së palodhur, përpjekjeve të rilindasve për ngjizjen e një dëshirë mbarëkombëtare për të pasur një alfabet të gjuhës shqipe, një fillesë të një gjuhë të njehësuar standarde në shekullin e XIX.

Gjithashtu në këtë ekspozitë do të ekspozohen fotografi të delegatëve si pjesmarrës të Kongresit të Manastirit si dhe biografinë e tyre. Duhet theksuar se edhe Mid’hat Frashëri, i cili ka ceremoninë e riatdhesimin të eshtrave të tij në Tiranë ka qenë pjesmarrës.

Do të ekspozohen objektet të Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos. Gazetat origjinale të kohës do të jenë të ekspozuar përkrah librave të autorëve Parashqevi Qiriazi, Hilë Mosi, Mihal Grameno.

Mos e  humbisni këtë rast që do të ekspozohet te hollin kryesor i Muzeut Historik Kombëtar!

 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët