Që prej ndarjes me Faton Shoshin, asnjëherë nuk është folur për jetën private të Era Istrefit, e cila duket se ka qenë më shumë e përkushtuar në karrierën e saj.
Kujtojmë që kulmin këngëtarja e arriti gjatë verës, duke qenë pjesë e këngës zyrtare të Kampionatit Botërore, por edhe pas këtij eventi, këngëtarja ka sjellë edhe disa projekte të tjera muzikore.
Së fundmi, Era është para shpesh në shoqërinë e këngëtarit britanik Julian Perretta dhe kanë nisur edhe aludimet e para se ata janë në një lidhje.
Era dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale, por jo edhe shoqërore, ku shpesh në foto ata janë bashkë. Vet artistët deri tani ende nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë pritet për t’u konfirmuar ose mohuar nga ata.