MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Europa duhet t’i japë një shans Italisë

17.11.2018 - 15:22

Është e kuptueshme që Komisioni Evropian do të reagojë ashpër kundër buxhetit të propozuar të qeverisë italiane 2019. Por duke e bërë këtë, po dënon Italinë, duke rrezikuar një krizë shumë të madhe politike.

Në Europë, vështirë se dikush ka një fjalë të mirë për të thënë për koalicionin qeverisës të Italisë, që përfshin lëvizjen populiste “Pesë yje” (M5S) dhe partinë nacionaliste të Lidhjes. Europa kërkon të penalizojë Italinë sepse ka sfiduar rregullat e buxhetit të eurozonës. Por pse të mos e ndëshkojë Evropa  Italinë dhe t’i japë një shans?

Arsyeja nuk është se koalicioni është i pëlqyeshëm, sepse nuk është. Politikanët në radhët e lëvizjes “Pesë yjet” fyejnë dhe kërcënojnë gazetarët kritikë, dhe partia Lidhja nuk I mbështet aspak emigrantët dhe qeveritë lokale që tregojnë mikpritje ndaj azilkërkuesve të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre duke kaluar Mesdheun.

Megjithatë, ka disa arsye të tjera. Pavarësisht të gjithave, qeveria është ende shumë e re, dhe po sfidon rregullat fiskale që duhen reformuar gjithsesi.

Asnjë qeveri nuk duhet të gjykohet kaq shpejt, vetëm nëse veprimet e saj janë kaq të pakujdesshme sa të rrezikojnë kushtetutën, sigurinë ose stabilitetin e vendit. Koalicioni në Itali ende nuk e ka bërë këtë. Qeveria italiane thjesht propozoi një buxhet vjetor që përfshin një deficit prej 2.4% të PBB-së në vitin 2019, rreth tre herë më i madh se deficiti i propozuar nga qeveria e mëparshme, por nuk është i madh sipas standardeve ndërkombëtare.

Siç pritej, propozimi i buxhetit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili mund të hapë procedurën e saj të parë “të deficitit të tepërt” ndaj një shteti anëtar. Por qeveria po propozon kryesisht rritjen e shpenzimeve publike dhe uljen e taksave për të  të mbajtur premtimet e fushatës. Masa të tilla mund të jenë të dëmshme ose joefektive, por jo të pamatura.

Për më tepër, ndryshe nga shumë qeveri të reja, popullariteti i koalicionit Italian është rritur që kur erdhi në pushtet. Së bashku, të dy partitë kanë më shumë se 60% përkrahje nga votuesit italianë. Kjo nuk mund të zgjasë, por as nuk mund të injorohet.

Një pjesë e popullaritetit është për shkak të qëndrimit anti-emigrant të partive në pushtet dhe konfrontimit me BE-në, dhe gjithashtu pasqyron dëshirën e votuesve për një shtet modern të mirëqenies.

Për të qenë të sinqertë, idetë e koalicionit janë disi të vështira për t’u zbatuar. Ideja është të japësh një pagesë mujore prej € 780 ($ 888) për ata që janë në kërkim aktive për një punë dhe për të regjistruar dhe udhëzuar ata përmes qendrave të punës lokale. Problemi është se administrata publike vendase e Italisë është dukshëm joefektive.

Mund të duhet një dekadë për të provuar se plani funksionon. Por është koha që qeveria italiane të paktën të nisë procesin.

Salvini

Por, Komisioni Europian do të bënte më mirë të nxiste reformat më të fokusuara strukturore në vitin 2020, sepse normat e larta të interesit për borxhin e qeverisë italiane dhe një konfrontim me BE mund të çojnë në recesion dhe madje edhe në fatkeqësi si “Italexit” nga euro.

Problemet kryesore të Italisë janë nivelet historikisht të ulëta të investimeve publike dhe infrastruktura, siç dëshmohet nga rënia tragjike e Urës Morandi në Genoa këtë gusht. Për fat të keq, koalicioni ka ide krejtësisht të ndryshme për sa i përket infrastrukturës. Partia Lidhja kërkon të ndërtojë më shumë trena me shpejtësi të lartë dhe rrugë të reja, ndërsa Pesë Yjet ka mbetur ende me një ideologji anti-kapitaliste kundër zhvillimit.

Mario Monti, kryeministri i Italisë, ka kërkuar që investimet kapitale të trajtohen ndryshe nga shpenzimet aktuale, në mënyrë që vendet si Italia të vazhdojnë të shpenzojnë mjaftueshëm lidhur me infrastrukturën e nevojshme.

Duhet të ndiqet këshilla e Montit. Dhe qeverive të eurozonës  nuk do t’i leverdisnin problemet me qeverinë e Italisë. Një konfrontim me qeverinë më populiste të eurozonës për shkak të rregullave të vjetëruara dhe tepër të ngurta do të ishte vërtet zgjedhje idiote.

Bill Emmott është ish-kryeredaktor i The Economist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet këshilltari i lartë qeveritar

Italia mund të largohet nga BE…