Të gjithë ne kemi probleme me lëkurën dhe secili mundohet ta trajtojë me ilaçe ose produkte të ndryshme. Është më mirë të provoni disa mjete popullore në vend të shpenzimit të parave në medikamente të ndryshme që nuk japin rezultatet e premtuara. Lëkura mund të ndikohet nga shumë kushte, duke përfshirë inflamacionin, papërsosmëritë, njollat e zeza, pikat e moshës dhe rrudhat. Pavarësisht nga problemi që po përjetoni, të gjithë ne duhet ta mbajmë lëkurën tonë të shëndetshme.
Inflamacioni i lëkurës ose aknet nuk do të shfaqen nëse poret janë të pastra dhe lëkura “merr frymë” lirisht.
Alexandra, një yll i ri në YouTube zbuloi një metodë të re për pastrimin e lëkurës së fytyrës. Truku që ajo përdori do t’ju ndihmojë të pastroni poret , të zhdukni vajin e tepërt dhe të mbani lëkurën rinore dhe solide. Ja se çfarë duhet të bëni:
Çfarë ju nevojitet:
Një furçë dhëmbësh e pastër dhe e papërdorur
1 lugë gjelle pastë dhëmbësh
1 lugë gjelle sodë buke
Ujë të ngrohtë
Rutina që duhet të ndiqni :
Hapi 1: Pastroni dhe lani plotësisht fytyrën. Pastaj, përdorni një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në të gjitha vendet e lëkurës ku keni akne.Kjo shërben dhe për të hapur poret.
Hapi 2: Përdorimi i maskës
Përzjeni sodën, ujin dhe pastën e dhëmbëve në një tas. Aplikoni maskën në zonat ku keni pika të zeza.
Hapi 3: Pastrimi
Aplikoni dhe masazhoni pasten në pore duke përdorur një furçë dhëmbësh.
Hapi 4: Pasi të jetë tharë hiqni maskën nga fytyra duke e fërkuar sic bejmë me scrub
Hapi 5: Shpëlarja
Së fundi, lani fytyrën me ujë të vakët. Rezultatet do tju habisin dhe lëkura do të jetë më e pastër, më e butë dhe më e bardhë.