MENU
klinika

Detajet

Fier/ Aksidentohet, humb jetën 66-vjeçari

03.11.2018 - 20:21

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi është përplasur me një mjet të parkuar. Bëhet fjalë për Shefqet Kasa, i cili sipas mjekëve të Spitalit të Fierit dyshohet se ka pësuar infark, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar dëmtime.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10 , në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Shefqet Kasa.
Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN