MENU
klinika

Risia

Fillon lëvizjen autobusi i parë pa shofer

17.11.2018 - 10:45

Për herë të parë është prezantuar autobusi i parë pa shofer, por me censorë të teknologjisë së lartë në Nju Jork në Times Square.

“Jemi duke demonstruar makinat pa shofer në mjetet me shpejtësi të madhe. Ky autobus është krejtësisht i padëmshëm për këmbësorët. Ne kemi punuar shumë në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë lëvizje dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik.

Mendojmë se makinat me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik. Ky autobus është i dizajnuar për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit”, ka thënë Rick Baker, këshilltar i lartë i zhvillimit urban në qytetin amerikan.

Ka 15 vjet që punohet për vënien në punë të këtij autobusi që mban 20 persona.