MENU
klinika

Sportisti më i pasur në botë

Floyd shpenzon 5.3 mln dollarë në dyqanin e bizhuterive

24.11.2018 - 10:05

Një shifër prej 5.3 milionë dollarë është ëndërr për gati 99 përqind të popullsisë së botës, por këtë shumë boksieri i pathyeshëm Floyd Mayweather e shpenzon vetëm në një dyqan brenda një dite në Beverly Hills!

Duket e çuditshme, por ai është sportisti më i pasur në botë, me një pasuri që kalon vlerën e 1 miliardëve dollarë.

Floyd kurrë nuk ka hezituar ta bëjë publike pasurinë e tij dhe kështu ka bërë edhe së fundmi.

TMZ njofton se kampioni absolut i boksit ka shpenzuar në një ditë javën e kaluar 5.3 milionë dollarë në një dyqan bizhuterish duke blerë 6 produkte, ku mes tyre një byzylyk diamanti me vlerë 2.5 milionë dollarë, si dhe një unazë të artë 30-karatësh me vlerë 2.3 milionë dollarë.

Por kjo nuk është hera e parë që Floyd realizon shpenzime të tilla, madje më parë kanë qenë edhe më të “çmendura”. Gjatë verës, ai bleu një orë me 239 diamante me një vlerë prej 18 milionë dollarë, ndërsa i bëri vetes një dhuratë për ditëlindje një avion privat, i treti i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN