MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Forcohen dollari dhe paundi

08.11.2018 - 15:04

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut përkohësisht është stabilizuar poshtë nivelit 125 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 124.8 lekë, në të njëjtin nivel me të mërkurën. Për momentin, rënia e mëtejshme e euros është frenuar, megjithëse perspektivat duken sërish në favor të një mbiçmimi të lekut.

Ndërkohë, dollari amerikan dhe paundi britanik vazhdojnë të jenë në pozita të forta, duke pasqyruar ecurinë e tyre në tregjet ndërkombëtare. Dollari u këmbye me 109.23 lekë, duke u forcuar me 0.56 pikë në raport me të mërkurën. Ndërsa paundi britanik u forcua me 0.15 pikë dhe u këmbye me 143.22 lekë. Paundi është pranë nivelit më të lartë të 30 ditëve të fundit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Euro gjen “prehje”