MENU
klinika

Rezultatet e OSHEE

Gjiknuri: Humbjet në rrjet kanë zbritur nën 24%

01.11.2018 - 15:03

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, komentoi sot statistikat e publikuara për rezultatet e 9-Mujorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai evidentoi se vazhdon konsolidimi në uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve të kompanisë.

“Ne patëm rastin të publikojmë edhe shifrat e fundit të 9-Mujorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe rezultatet aty janë jashtëzakonisht të dukshme përsa i përket përmirësimit, duke shënuar një rekord historik me mesatare humbjesh nën 24% për vitin 2018. Pra, po ta krahasojmë me para disa vitesh humbjet kanë qenë mbi 45% dhe ulja është drastike. Jemi në një situatë krejt tjetër ku ne po synojmë standarde edhe më të larta. Edhe përsa i përket pikëpamjes së arkëtimit, Operatori i Shpërndarjes këtë vit prapë paraqitet me një performancë më të mirë,” u shpreh Gjiknuri.

Në vlerësimin e ministrit, këto rezultate tregojnë se konsolidimi i reformave po jep efekt duke ulur humbjet, rritur arkëtimet dhe shëndoshur financiarisht kompanitë publike. Kjo, sipas tij, i ka bërë kompanitë të afta të përballojnë edhe sfida hidrike pa kërkuar të mbështeten nga Buxheti i Shtetit, siç ndodhte më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shifrat e 6-mujorit

OSHEE, 267 mln euro arkëtime