MENU
klinika

Flasin ish të përndjekurit

Gjirokastër/ Dyshohet për një varr masiv me të dënuar të regjimit

18.11.2018 - 19:50

Në Gjirokastër, sipas Shoqatës së ish të përndjekurve politikë, dyshohet se në zonën pas Kalasë së Gjirokastrës mund të jetë një varr masiv ku janë të groposur dhjetra të dënuar politik të regjimit, të cilët janë pushkatuar.

Dyshimi bëhet i qëndrueshëm pasi ndërmjet viteve 1944-1967 në burgun famëkeq të Gjirokastrës, të njohur ndryshe si “7 penxheret”, kanë pas vuajtur dënimin shumë të burgosur politik.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve politik, të ekzekutuar dhe groposur në një varr të vetëm masiv.

Sipas tij, dyshimet për ekzistencën e kësaj varreze masive janë përforcuar nga dëshmitë e banorëve gjirokastritë, kryesisht atyre të moçëm, që kanë parë në distancë se çfarë bëhej me të burgosurit politik të periudhës së diktaturës.

Çika ka kërkuar nga organizatat europiane, të ndërhyjnë menjëherë për fillimin e punës në terren për zbulimin e eshtrave të ish të dënuarve politik pasi siç dihet, zbulimi gjurmëve dhe eshtrave të tyre, është një nga kushtet e reja të vendosura nga bashkësia europianoperëndimore, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Është e papranueshme sot ku më shumë se 4 mijë shqiptarë të ekzekutuar nga regjimi diktatorial, nuk kanë varre dhe për këtë, le t’a fillojmë nga Gjirokastra me daljen në dritë të varrezës masive-ështe shprehur Çika.

Ndërsa kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, tha se do t’i kërkohet Bashkisë së qytetit që pjesa e torturave dhe krimit komunist, do të duhet të bëhet pjesë e peligrinazheve me qëllim që shqiptarët dhe të huajt, të njihen me krimet e komunistëve.

Çfarë rezultoi nga hetimet e policisë

Arrestohet drejtori në Këshillin e Qarkut Vlorë

Ndalohen 3 persona në Vlorë

Grabitën dosjet për pronat në Dhërmi

Si shndërrohet në skemë korrupsioni vendngjarja

Aksidentet rrugore/ 10 mijë viktima në 3 dekadat e fundit

ILD kërkoi uljen e pagës së gjyqtarit të Vlorës

KLGJ cakton masën disiplinore për Hektor Sinanajn

"3.385 km gjatësia, 2 korsi me gjerësi nga 3.5m..."

Përfundon Loti 5 i Rrugës Kardhiq-Delvinë

Grabitësi merr disa dokumente

Vidhet Pallati i Kulturës në Vlorë