MENU
klinika

Kurseni bateri

Google zbulon “rrengun”: si ta kurseni baterinë e celularit

14.11.2018 - 18:46

E karikoni telefonin por nuk mban shumë karikim? I ulni dritën por as ajo nuk funksionon plotësisht? Zgjidhja erdhi! 

Gjatë një takimi të zhvilluar pak ditë më parë në Kaliforni, “Android Dev”, kompania që ka prodhuar aplikacionin e shumicës së aparateve të teknologjisë së mençur zbuloi se si ngjyrat e përdorura në disa aplikacione mund të ndikojë drejtpërdrejt në baterinë e pajisjes suaj.

Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët në disa aplikacione mund të jetë një alternativë e mirë, megjithatë, siç e kanë bërë të qartë inxhinierët, ky lloj i kursimit është i mundur vetëm në ekranet AMOLED, jo në ato LCD. Arsyeja është se teknologjia AMOLED përdor dioda që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë. Në anën tjetër, LCD ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.

Nga ana tjetër, e bardha është ngjyra që konsumon më shumë energji dhe për fat të keq është ngjyra që përdoret më së shumti në faqet e telefonave të mençur.

Për ta provuar diçka të tillë asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverette. Ata morën si provë telefonin pixel dhe një iPhone 7.  Te i pari, duke përdorur modalitetin e errët, ajo mund të arrijë një kursim deri në 63% të bateri. Në rastin e iPhone, i cili ka një ekran LCD, niveli i konsumit nuk ka vërejtur asnjë ndryshim (modelet më të fundit nga Apple kanë ekrane me teknologji AMOLED).

Është e mundur që të aktivizohet modaliteti i errët në shumicën e telefonave Android nga cilësimet e sistemit, megjithatë, shpesh kjo mënyrë nuk është e plotë, pasi nuk aplikon tone të errëta për të gjitha aplikacionet që keni instaluar.

Prandaj, një opsion i mirë është përdorimi i aplikacioneve të jashtme që na lejojnë të aktivizojmë modalitetin e errët, si: Sistemi operativ Android 9.0 Pie. Ai ofron një pamje më të plotë të errët, i cili gjithashtu ju lejon të qetësoni edhe shikimin tuaj. Apple, nga ana tjetër, në iOS 12 ofron inversion inteligjent të ngjyrave që mund të aktivizohet nga menyja e konfigurimit.

Modaliteti i errët gjithashtu mund të përdoret në mënyrë specifike në disa aplikacione si YouTube ose Twitter. Ekzistojnë gjithashtu shtesa për shfletues që mundësojnë këtë opsion.